Aksioni që turpëroi policinë meksikane! Del video e arrestimit të djalit të “El Chapo”

Qeveria meksikane ka publikuar momentin e arrestimit të djalit të Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán jashtë shtëpisë së tij në Culiacán, ngjarje kjo që shkaktoi një luftë të vërtetë në rrugët e qytetit dhe detyroi autoritetet ta lenë të lirë Ovidio Guzmán López disa orë më pas.

Në video shihen policë të shumtë, të maskuar dhe armatosur mirë që nxjerrin Ovidio Guzmán López nga shtëpia, e ulin në gjunjë dhe e detyrojnë të thërrasin vëllanë tjetër Iván Archivaldo Guzmán, liderin e ‘Los Chapitos’, krahu kryesor i kartelit të Sinalos.

Në momentin e arrestimit, efektivët i kërkojnë Ovidio Guzmán López t’iu bëjë thirrje ushtarëve të kartelit që të ndalin të shtënat, që kishin filluar në rrugët e qytetit me pikasjen e forcave të policisë dhe kishin lënë deri në ato momente 13 viktima.

Ky aksion i policisë meksikane që u bë publik nga sekretari i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval konsiderohet një incident që e turpëron administratën e presidentit Obrador. Ky i fundit, në një deklaratë për mediat e cilësoi lirimin e djemve të El Chapos si të domosdoshëm për të shmangur gjakderdhjen në rrugë.

Shkarkoni aplikacionin e A2