“Game of Thrones”, HBO rikthehet 300 vjet pas me “House of the Dragon”

Rikthehet “Game Of Thrones” por ketë herë me një tjetër emër dhe të tjera ngjarje, të zhvendosur ngjarjet 300 vjet përpara. Personazhet kryesore të serialit të famshëm bashkohen serish, këtë herë në “House of the Dragon”

HBO është tanimë shtëpi për “House of the Dragon”. Rrjeti amerikan njoftoi vazhdimin e “Game of Thrones” nga George R.R. Martin dhe Ryan Condal, bazuar në seritë e “Fire and Blood” të Martin.

Daenerys Targaryen, që interpretohet nga aktorja britanike Emilia Clarke

Seritë e reja vendosen 300 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe në to, rrëfehet historia e shtëpisë së Targaryen.

Daenerys Targaryen, që luhet nga aktorja britanike Emilia Clarke, ishte personazhi kryesor i serive të “Game of Thrones” që përfundoi më herët gjatë këtij viti. Condal do të luajë përkrah  Miguel Sapochnik dhe do të ndajnë detyrat në seritë e reja. Të tre bashkë do të jenë producentët ekzekutivë përkrah Vince Gerardis.

“Universi i “Game of Thrones” është shumë i pasur me histori”, thotë Casey Bloys, presidentja e programacionit të HBO, “po presim të eksplorojmë origjinën e shtëpisë Targaryen dhe ditët më të hershme të Westeros bashkë me Migel, Ryan dhe George”.

Projekti “House of the Dragon” shënon vazhdimin e parë nga HBO, të serialit të famshëm “Game of Thrones”, që ka fituar shtatorin e shkuar çmimin Emmy si seriali dramatik më i mirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2