Gjuha ruse u mbyll në fakultet, por mësohet në kurse

Rusishtja, gjuha e gjashtë në botë për nga shtrirja, e folur nga qindra miliona banorë, duket se nuk do të studiohet më në fakultetet shqiptare.

Për këtë vit akademik nuk ka studentë në vit të parë, për shkak të ngritjes së mesatares, pasi synohen gjuhë të tjera si anglishtja apo gjermanishtja.

Megjithatë, çdo shqiptar që dëshiron ta mësojë këtë gjuhë të përafërt me maqedonishten apo serbishten mund të regjistrohet kundrejt një fature prej 2 mijë lekësh në total dhe të ndjekë kurset në Tiranë, Fier, Berat apo Korçë.

Kursantët mblidhen në ambientet e Shoqatës së Bashkëatdhetarëve Rusë, që ndodhet përballë Prokurorisë së Përgjithshme. Drejtuesja e saj, Suzana Karagjozi thotë se shoqatën e ka regjistruar që në vitin 2007, por kurset kanë nisur nga viti 2013 dhe përpos mësimit të rusishtes synohet edhe njohja me kulturën, artin apo edhe kuzhinën ruse, pra hapja e një botëkuptimi të ri të shqiptarëve kundrejt kësaj gjuhe.

Me qindra kursantë perfeksionojnë gjuhën ruse, disa herë në javë, duke mbushur kësisoj boshllëkun e lënë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar