Golf me luanët, hienat dhe elefantët

Ajo konsiderohet si “fusha e golfit më e egër në botë”. Stafi që e mirëmban thotë se i duhet të fshehë flamujt kur nuk ka ndeshje, pasi kafshët e egra i hanë, madje kanë parë edhe një tufë luaneshash duke marrë rreze dielli aty.

Dy ditë më parë, kujdestari i fushës, Jean Rossouw, po bënte një shëtitje kur i dolën përballë tetë luanë dhe u detyrua t’i largonte. 29-vjeçari del çdo mëngjes në fushën e golfit Skukuza në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, për të parë dëmet që kanë shkaktuar vizitorët e pazakontë.

Ai thotë se bari i gjelbër tërheq të gjitha llojet e kafshëve, si leopardë, luanë, hiena, elefantë dhe gjirafa. “Hienat hanë flamujt, ndërsa elefantët dëmtojnë pemët. Detyra ime është të shëtis herët në mëngjes dhe të shoh çfarë është bërë në fushë”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2