Investimet publike, 11.2 mld lekë larg planit

101 milionë dollarë më pak se plani, apo rreth 21.3% më pak, janë shpenzimet e bëra nga qeveria për investimet publike. Problemi i realizimit të të ardhurave ka ndikuar drejtpërdrejt në tkurrjen e investimeve për rrugë, ujësjellës, shkolla dhe programe në sektorë si energjia dhe bujqësia.

Ndikuar edhe nga tavani shtrëngues që shkon për Projektet e Partneritetit Publik-Privat, shpenzimet kapitale për 9-mujorin janë sot më të ulëta se një vit më parë dhe në të njëjtat nivele me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Financat kanë gjetur si rrugë për të shkurtuar shpenzimet edhe dy fonde të veçanta, si ai për politika të reja të pensioneve dhe ai për kompensimin e pronarëve, nga ku mungojnë përkatësisht 1.5 dhe 1.9 miliardë lekë. Ndërsa qeveria nuk ka ngurruar të ndërhyjë edhe tek rritja e planifikuar e pagave për një pjesë të administratës.

Sipas ekspertëve, ndërhyrje të tilla tek fondet për investime dhe politika sociale, rrezikojnë të dëmtojnë ekonominë.

Shkarkoni aplikacionin e A2