Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Koski: Të vendosur të godasim trafikantët e qenieve njerëzore

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 15:45 | Aktualitet
Koski: Të vendosur të godasim trafikantët e qenieve

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski, tha në Konferencën Rajonale kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore se drejtuesit në nivelet më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë treguar një angazhim për reformën në drejtësi dhe për të luftuar trafikimin.

“Siç e ka thënë edhe Sekretari i Shtetit Pompeo, “trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe kriminale”.

Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme”, tha Koski.

A2 CNN Livestream

Dita jonë