Peshkaqeni argëton turistët duke notuar me shpinë

Është e vështirë të mendosh që kur sheh një peshkaqen të madh të bardhë të argëtohesh. Zakonisht me pamjen e tyre të frikshme, njerëzit tmerrohen kur iu dalin përpara. Por disa turistë që po lundronin në jug të Australisë u argëtuan së tepërmi kur peshkaqeni u kthye me kurriz dhe nisi të notonte me shpinë.

Video e pazakontë u postua në Facebook nga një firmë që u ofron njerëzve mundësinë për t’u zhytur për të takuar nga afër peshkaqenët e cila saktësonte që kjo ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte.

Shkarkoni aplikacionin e A2