Rekord i ri botëror, ish-ushtari ngjit 14 majat më të larta në botë për 6 muaj

Një alpinist nga Nepali, ish-ushtarak britanik, ka vendosur një rekord të ri botëror, duke u ngjitur në 14 malet më të larta të botës në vetëm 6 muaj e 6 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 8 vitesh.

Nirmal Purjal e përfundoi garën me veten këtë të martë, në malin e 14, në majën e Shishapangma, në Kinë.

Purjal, i cili ka shërbyer në regjimentin elitë të marinës mbretërore, e nisi rrugëtimin e tij dhe përpjekjen për të vendosur një rekord të ri botëror, më 23 prill, kur ngjiti malin Annapurna në Nepal, i dhjeti më i lartë në botë.

Dy janë rekordet e mëparshme individuale: ai i vendosur nga Jerzy Kukuczka në vitin 1987, i cili ngjiti 14 majat më të larta në botë për 7 vjet, 11 muaj e 14 ditë dhe në vitin 2013 koreano-jugori Kim Chang-ho me një muaj më pak, pra 7 vjet e 10 muaj e 14 ditë.

Purjal i shtohet listës së vetëm 40 alpinistëve që kanë arritur të ngjiten në 14 majat më të larta të botës. 

Shkarkoni aplikacionin e A2