Valdete Daka: Certifikimi i zgjedhjeve mund të zgjasë deri në dhjetor

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Dakaj dhënë një intervistë për mediat kosovare ku ka folur në lidhje me vonesat që po hasen me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetarja e KQZ, Daka deklaroi se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në muajin dhjetor, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Daka ka theksuar po ashtu, se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga partitë politike dhe kandidatët për deputetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2