Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

21 Janari festë kombëtare? Deputetët: Administrata bën shumë pushime

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 16:55 | Aktualitet

U mendua se debati do të ishte për 21 Janarin, atë të Kongresit të Lushnjës dhe jo të 2011-ës. Por diskutimi i Komisionit të Ligjeve mori trajtat e një dileme nëse shqiptarët pushojnë më shumë se ç’duhet.

“Ligji është i vitit 1992 dhe ka nevojë të përmirësohet, pasi jo çdo festë zyrtare mund të shoqërohet me ditë pushimi”, u shpreh Ulsi Manja.

Janë 14 festat zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Nëse përkojnë me të shtunën apo të dielën, pushimi për ata që punojnë në shtet, mbartet gjatë javës.

Deputetët e opozitës parlamentare synojnë të shtojnë dhe një tjetër, 21 janarin 1920, kur u mbajt Kongresi i Lushnjës dhe ndër të tjera u vendos Tirana kryeqytet.

Nisma që gjeti dhe dakordësinë e disa prej socialistëve u kundërshtua nga të tjerët për shkak të kostos financiare.

Çështja do të kalojë në duart e instituteve që merren me historinë apo dhe grupeve të punës në qeveri.

“Të ngremë një grup pune dhe të shohim datat e festave”, tha Manja.

Mbi rëndësinë e Kongresit të Lushnjës u gjet dakordësia, por jo mbi pushimet e deputetëve. Java e gjelbër konsolidon deputetët mes kategorive të atyre që pushojnë më shumë. Mbi 1muaj në verë dhe 1 tjetër në dimër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani