Italia dhe… Miss Italia, moment magjik për yllin e Fiorentinës

Të gjithë u befasuan në ndeshjet e parë të sezonit kur Montella vendosi në formacionin e Fiorentinës një lojtar thuajse të panjohur, Gaetano Castrovilli.

Por kur janë luajtur 10 ndeshjet e para në Serie A, 22-vjeçari është njeriu i momentit në Firence, duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme e duke i bindur të gjithë.

Madje, edhe trajnerin e Italisë Mancini, duke marrë ftesën për t’u grumbulluar. Por nuk është Kombëtarja arritje për të.

Së fundmi, Castrovilli ka bërë hapa para edhe në jetën private, duke u fejuar me Miss Italia 2016, Rachele Risaliti.

Ata u njohën nga një mik i përbashkët, ndërsa tashmë kanë vendosur ta çojnë më tej lidhjen e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2