“Jam rritur mes luanëve, por sonte më tërhoqi një mace”… sherr me grushte në NBA

Një sherr i shëmtuar prishi ndeshjen mes Philadelphia 76ers dhe Minnesota Timberwolves, të mbyllur me rezultatin 117-95 për vendasit të mërkurën në mbrëmje.

Joel Embiid i Philadephia-s shënoi 19 pikë, por në fund nisi të zihej me grushte me Karl-Anthony Toëns, një sherr që përfundoi pasi të dy i përjashtuan nga ndeshja. Të dy “boksierët” kanë një histori të vjetër me njëri-tjetrin. Pas një dyluftimi për topin, Embiid shtyu Toëns-in, dhe më pas të dy nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte.

Të gjithë lojtarët e tjerë dhe trajnerët lanë ndeshjen dhe u afruan për të ndarë sherrin, ndërsa tifozët vendas nisën të bërtisnin “MVP” për lojtarin e tyre Embiid. Më vonë, Embiid postoi në Twitter: “Jam rritur mes luanëve, por sonte më tërhoqi një mace”.

Shkarkoni aplikacionin e A2