Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kongresi zyrtarizon rregullat për procedurat e shkarkimit të Trump

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 17:27 | Bota
Kongresi zyrtarizon rregullat për procedurat e shkarkimit të Trump

Dhoma Amerikane e Përfaqësuesve kaloi një rezolutë për të vijuar formalisht me procedurat për nisjen e hetimit për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Rezoluta kaloi me 232 vota pro dhe 196 kundër.

Ky votim nuk nënkupton nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit, ajo është një votë për të formalizuar vijimësinë e procedurës së shkarkimit. Pas këtij votimi çështja për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë do të vijojë nën protokollet e ardhura nga kjo rezolutë. Asnjë Republikan nuk votoi në favor të rezolutës.

Presidenti Trump akuzohet se tentoi të ushtrojë presion ndaj Ukrainës për të hetuar një çështje korrupsioni ndaj rivalit politik, Joe Biden dhe djalit të tij që kishte bashkëpunuar me kompaninë ukrainase të gazit “Burisma”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidentit Trump pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili e konsideroi atë një “Gjueti të madhe shtrigash në historinë e Amerikës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë