Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mos hapja e negociatave, Philip Reeker kritikon BE: Pikëpamje të shekullit XIX për Ballkanin

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 15:42 | Politikë

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philipp Reeker dënon vendimin e këshillit europian për të mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne u zhgënjyem shumë nga vendimi i Këshillit Europian për të mos i hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai në një intervistë për Radio “Evropa e Lirë”.

“Perspektiva europiane, ideja se popujt e këtyre vendeve europiane duan t’i bashkohen unionit, ka qenë një komponent kyç i politikës sonë të jashtme. Ne, natyrisht nuk jemi pjesëtarë të Bashkimit Europian, por e kemi mbështetur fort këtë ideal, e gjithashtu reformat që vendet ballkanike kanë ndërmarrë  për të lëvizur në atë drejtim.  Mendojmë se kjo është në interesin e rajonit dhe Bashkimit Europian. Është zhgënjyese të shohësh që liderët e disa vendeve kanë pikëpamje të shekullit XIX për vendet e Ballkanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë