Mosrealizimi i planit, shkarkohet Drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj

Vetëm 7 muaj pas marrjes së detyrës shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj. Mosrealizimi i planit të të ardhurave mendohet si arsyeja e lëvizjes së kreut të doganave, pasi deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqe të tjera.

Gjokutaj është zëvendësuar nga Gjon Bardhi, që deri më tani ka mbajtur pozicionin e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Treguesit fiskalë të  9-mujorit të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë flasin për një mosrealizim prej 4 për qind të planit të të ardhurave nga Doganat, ekuivalent kjo me një shumë prej 5 miliardë lekësh, teksa nga Tatimet të ardhurat e munguara në raport me planin në 9 mujor ishin 2.2 për qind apo 2.5 miliardë lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2