Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pentagoni publikon videon e sulmit ku mbeti i vrarë Al-Baghdadi

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 09:52 | Bota

Pentagoni ka publikuar një video të deklasifikuar ku tregohet sulmi në godinën ku qëndronte i fshehur lideri i ISIS, Abu Bakr Al-Baghdadi. Në pamje tregohet i gjithë operacioni, ku forcat speciale i afrohen ndërtesës ndërsa ndihmohen edhe nga helikopterët që godasin nga ajri për të neutralizuar luftëtarët e ISIS.

https://youtu.be/l4Acn-8tcRk

Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, Gjenerali Frank McKenzie, tha se për të vërtetuar identitetin e Al-Baghdadit ishte përdorur testi i ADN-së, pasi një kampion prej saj ishte marrë në një kamp në Irak. McKenzie u tha gazetarëve që nuk mund të konfirmonte se Al-Baghdadi po qante në momentet e tij të fundit, sikurse tha Presidenti Donald Trump. Megjithatë, ai konfirmoi se lideri i ISIS “u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan lart”.

Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, Gjenerali Frank McKenzie

Në raportimet e mëparshme, Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë kishin thënë se Al-Baghdadi kishte hedhur veten në erë bashkë me tre fëmijë, McKenzie tha se informacioni i ri i përditësuar kishte zbuluar se vetëm dy fëmijë ishin me të, të dy nën 12 vjeç.

Ai gjithashtu zbuloi se operacioni i Forcave Speciale ishte përgatitur në Siri, por shtoi se tërheqja e trupave amerikanë nga vendi nuk kishte ndikuar fare në këtë operacion. McKenzie tha se pjesëtarë kurdë të Forcave Demokratike Siriane kishin ndihmuar në operacion me informacione. “Do të thotë që ata ishin pjesë e operacionit”, tha McKenzie, edhe pse në terren ishin vetëm ushtarë amerikanë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani