Policit i mohojnë 23 herë ngritjen në detyrë, arsyeja e bën të dëmshpërblehet me 20 milionë dollarë

Jo një herë, por 23 herë radhazi kishin refuzuar ngritjen në detyrë edhe pse performancat, sipas gjithë komunitetit ku shërbente në radhët e forcave të rendit, ishte e shkëlqyer.

Arsyet e këtij penalizimi Keith Wildhaber, polic në qytetin e St. Louis në SHBA, i mësoi në vitin 2014, ku në mënyre jo zyrtare iu bë të kuptonte që duhet të kufizonte “mënyrat e tij tepër gay”.

Keith Wildhaber

“Ishte sikur të më kishin goditur me grusht”, thotë Wildhaber,  që denoncoi rastin te eprorët, por si përgjigje kishte marrë disa transferime gjithmonë e më larg.  

Në vitin 2017, polici denoncoi faktin në Prokurori, dhe Gjykata 2 vite më vonë jo vetëm që i ka dhënë të drejtë, por ka dënuar policinë me shifrën astronomike të 20 milionë dollarëve.

Një anëtar i jurisë tregoi se dëmshpërblimi ishte caktuar i lartë me vetëdije, “në mënyrë që të kuptohet mesazhi se po diskriminove, do ta paguash shtrenjtë”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2