Qytetarët, me muaj në dyert e Kuvendit për të takuar deputetët

Sa i zgjidhin deputetët problemet e qytetarëve? Edhe pse në çdo qark ka zyra të posaçme, qytetarët i ndjekin deputetët e zonës në Tirane. Kush ka një hall, mëson me përpikëri agjendat politike dhe ndonjëherë duhet të presë me muaj për një përgjigje.

“Më kërkoi dosjen dhe ja dhashë, tashmë pres përgjigje. Kam vite që vij”, shprehet një prej qytetarëve.

Problemi jo gjithmonë gjen zgjidhje. Dhe deputetet thonë se jo gjithmonë është faji I tyre.

“Në përgjithësi, njerëzit rendin pas pragmatizmit të dyte, duke menduar për të zgjidhur ndonjë hall personal, kur duan ndonjë vend pune e të tjera me radhë”, shprehet Bashkim Fino, deputet i PS-së.

“Ata mendojnë se mund t’i zgjidhë deputeti, por jo të gjitha problemet mund të zgjidhen. Dikush vjen dhe kërkon punësim për djalin ose vajzën, por kjo nuk është kompetencë e deputetit. Kjo është kërkesa më e shpeshtë”, thotë deputeti i PS, Xhemal Qefalia. Çdo të premte, deputetët duhet të zhvillojnë takime me elektoratin. Me ndryshimet e reja të rregullores së Kuvendit, javën e fundit të çdo muaji, Parlamenti nuk zhvillon mbledhje, për të lejuar ligjvënësit të qëndrojnë me popullin. Por populli vijon t’i shkojë nga pas deputetëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2