“Transportuesi 2018”, shkatërrohet linja e drogës Shqipëri-Itali

Policia e Shtetit arrestoi në Durrës 30-vjeçarin Emiljano Mustafa, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Transportuesi 2018”.

Ndërkohë që në Itali u prangosën 2 shtetas italianë, pjesë e të njëjtit rrjet që trafikonte kanabis dhe heroinë nga Shqipëria drejt Italisë.

Aksionet për shkatërrimin e këtij rrjeti kriminal kishin nisur që në vitin 2017, ndërsa i fundit u zhvillua vitin e kaluar. Policia italiane i ka sekuestruar këtij grupi kriminal me qindra kilogramë drogë, me vlerë 4 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2