Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Atentat në Durrës, plumba prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 16:43 | Kronikë

20:54 - Policia ka shoqëruar në orët e mbrëmjes në polici dy persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje ose dije mbi ngjarjen e rëndë.

Mësohet se dy të shoqëruarit janë shtetasit me inicialet P.L. dhe J.M.

20:54 - Gjendet makina e autorëve të atentatit në Durrës

Një automjet tip Mercedez Benz  E Class me ngjyrë gri, është gjetur pak minuta më parë në zonën e Ishmit dhe dyshohet se iu përket autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë në zonën e Shkozetit.

Brenda në automjetin e braktisur, që kësaj radhe nuk ishte i djegur, u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy maska që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë krimit.

19:14 Mjeti ku udhëtonin 3 të plagosurit në atentat nuk i përkiste asnjërit prej tyre

Policia bën me dije se mjeti që u qëllua gjatë atentatit të sotëm pranë Shkozetit nuk është në emër të asnjërit prej 3 personave të plagosur. Makina është në emër të një personi tjetër, të cilin grupi hetimor do ta marrë në pyetje.

19:10 - Forcat e policisë kanë nisur një kontroll të imtësishëm në zonën e Niklës dhe Fushë Krujës, ku dyshohet se janë drejtuar autorët pas atentatit.

19:05 - Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela mbërrin në spitalin e Durrësit së bashku me prokurorin Anton Martini që do të hetojë çështjen.

18:45 - Familjarët tentojnë të hynë në spital, por nuk lejohen nga policia. Territori po vëzhgohet nga shumë civilë.

18:37 - Policia zbulon tipin e mjetit të përdorur nga autorë dhe targën

Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli përgjatë autostradës dhe në pika të tjera dalëse të saj për kapjen e autorëve të ngjarjes. Mësohet se policia ka zbuluar llojin e mjetit të përdorur nga autorët dhe targën e tij.

18:32 - Ekspertët e kriminalistikës zbardhin detaje nga dinamika e ngjarjes.

Burime nga ekspertët kriminalistë bëjnë me dije se në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy makina. Sipas këtyre burimeve, makina ku ndodhej dhe prokurori Ndoja është qëlluar në ecje e sipër nga pjesa e pasme. Makina e atentatorëve, më pas, ka lëvizur në drejtim të Tiranës.

18:28 - Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Gazetarja e A2, Anduena Llabani raporton se një nga të plagosurit dhe pikërisht 30 vjeçari Andi Maloku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plumbave të marra gjatë atentatit me armë pranë Shkozetit.

Detaje nga dinamika e ngjarje ku u plagos Arjan Ndoja

https://youtu.be/k16tJvWcUqI

Një nga të plagosurit te spitali i Traumës, forca të shumta policore

https://youtu.be/UeRVE20wx8w

Prokurori Ndoja në gjendje të stabilizuar

https://youtu.be/Q3RNKsi_Rlw

18:26-Policia, kontroll të imtësishëm personave që hyjnë në spital

18:10 - Prokurori Ndoja deklaron se ka identifikuar autorët

Mësohet se Prokurori Ndoja, i cili ndodhet në spital, ka deklaruar për policinë se ka arritur të identifikojë autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet të Durrësit. Nga të dhënat e para,  mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe prokurori Arjan Ndoja.

Sipas dëshmive të parë, bëhet me dije se ndaj mjetit ku udhëtonte prokurori Ndoja dhe dy personat e tjerë është qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet tjetër në lëvizje. Pas të shtënave makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Personat e plagosur janë identifikuar si Aleksandër Laho, 48 vjeç, Arjan Ndoja, 44 vjeç dhe Andi Maloku, 30 vjeç.

https://a2news.com/2019/11/01/kush-eshte-arjan-ndoja-prokurori-qe-u-qellua-me-arme-ne-durres/

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Mësohet se prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe prokurori Anton Martini kanë shkuar në vendngjarje, po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Arjan Ndoja është prokurori i dosjes së Hipotekës së Durrësit, i cili është akuzuar nga Kryeministri Rama dhe Zëvendëskryeministri Braçe se bashkëpunon me grupet kriminale.

Foto nga vendngjarja
https://a2news.com/2019/10/09/rama-kck-grupi-me-i-madh-kriminal-ne-shqiperi-ta-shpallim-ne-kerkim/
https://a2news.com/2019/10/05/ndalimi-i-ish-drejtorit-te-kadastres-ne-durres-reagon-brace-prokurori-mashtroi-gjykaten/

A2 CNN Livestream

Dita jonë