Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Kajmaku është fytyra e Ramës

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 13:21 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të Kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. “Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai”, tha Basha.

Kreu i PD e quajti kandidimin e Kajmakut në radhë të parë një poshtërim për Partinë Socialiste. “Nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, të pa inkriminuar, të pa zhytur, të pa korruptuar”, tha Basha. “Por është edhe një poshtërim për shqiptarët, të cilët shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, trafikantë e hajdutë, që e kanë vendin në burg dhe jo në qeverisje”.

“Për këdo që ka pasur dyshime apo ka menduar se 2013-a, 2015-a, 2017-a apo 2019-a janë rastësi, tani kanë të gjitha provat se kjo është një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve. T’ia kthejmë Parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre”.

https://youtu.be/vHCpcmLh6Ls

A2 CNN Livestream

Dita jonë