Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dalin në shitje biletat me Francën, tifozët në radhë, por ka një "kleçkë"...

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 16:12 | Futboll

Më 17 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin e ri kombëtarë do të zbresë kampionia e botës, Franca, kundër Shqipërisë së Reja-s.

Këtë të premte, 1 nëntor, kanë dalë në shitje edhe biletat për këtë takim, i cili përveçse do të luhet në stadiumin e ri, është mjaft i rëndësishëm për ecurinë e kombëtares kuqezi.

Kjo ndeshje ka ngjallur interes të madh te tifozët, të cilët janë vënë në radhë për të siguruar një biletë për këtë takim. Çmimet e biletave janë nga 1500 lekë deri në 5 mijë lekë të reja, por të paktën në ditën e parë FSHF ka vendosur që biletat me Francën të shiten së bashku me Andorrën, ndeshje e cila do të luhet në Elbasan dhe bileta minimale kushton 500 lekë të reja.

Ndërkohë, këtë të diel, ishte parashikuar që të zhvillohej edhe testi gjeneral i “Arenës Kombëtare”, megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

https://a2news.com/2019/11/01/shtyhet-testi-gjeneral-i-arenes-kombetare/

Sa i përket ndeshjes së 14 tetorit, kur kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, interesimi i tifozëve ka qenë shumë i ulët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë