Denoncoi zhdukjen e 2 fëmijëve shqiptarë, kërcënohet famulltari në Itali

Një famulltar në Napoli të Italisë është transferuar për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, ku rasti më i rëndë lidhet drejtpërdrejt me shqiptarët.

Në rrëfim të tij për mediat italiane, Don Salvatore Verde shprehet se ishte detyruar të jeptë dorëheqjen dhe të transferohej për shkak të kërcënimeve. Një të dielë shtatori, në vitin 2018, ai kishte denoncuar zhdukjen e dy fëmijëve shqiptarë, të një djali 4 vjeç dhe motrës 5 vjeç. Prindërit ia kishin rrëfyer këtë fakt të rëndë famulltarit dhe ai denoncoi gjithçka në Gjykatën e të Miturve dhe në policinë lokale.

Menjëherë pas këtij denoncimi, dikush kishte sjellë një makinë të vjedhur tek famullia ku ai kryente shërbesat dhe i kishte vënë flakën, ndërsa karabinierët gjetën edhe një armë.

“Fëmijët ende nuk janë gjetur dhe hetimet janë në vijim”, thotë ai për mediat italiane.

Ndërkaq, Don Salvatore Verde ka denoncuar edhe raste të tjera të dhunës ndaj të miturve dhe ishte kërcënuar sërish, ndaj eprorët pranuan dorëheqjen e tij dhe transferimin në një famulli tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2