Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Drejtorët e rinj, PD Shkodër: Rama ujdi me bandat për emërimet

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 15:47 | Politikë
Drejtorët e rinj, PD Shkodër: Rama ujdi me bandat për

Për emërimet e drejtorëve në Shkodër, ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në këtë qytet.

“Pasi i turpëroi socialistët e Shkodrës duke i kandiduar për Kryetar Bashkie, një trafikant droge të dënuar në Itali, Edi Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin, kërkon një bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, drejtuesit e kësaj partie në Shkodër i bëjnë thirrje qytetarëve ta refuzojnë atë që e quajnë tentativë të Edi Ramës për të veshur me pushtet krimin në këtë qytet.

https://a2news.com/2019/11/01/organizim-i-ri-per-veriun-bashkite-ndahen-ne-4-kategori/

A2 CNN Livestream

Dita jonë