E gjeni dot se kush është ky tenist i vogël që sot shkëlqen në futboll?

Përditësuar më: 1/11/2019, ora 10:36
tenisti 1024x576

E gjeni dot se kush është ky tenist i vogël që sot shkëlqen në futboll?

Përditësuar më: 1/11/2019, ora 10:36

Sot është një nga futbollistët më të mirë në botë në rolin e tij, por shumë mirë mund të ishte duke u ndeshur me Roger Federer apo Rafael Nadal në pistat e tenisit.

Në moshën 5-vjeçare nisi të stërvitej në tenis, duke u ndikuar nga prindërit e tij, të cilët ishin të dy tenistë. Ai ishte më i miri i grupmoshës së tij në Holandë, por një vit më vonë vendosi që të ndërronte raketën me topin e futbollit, pasi pa një seancë stërvitore me një shokun e tij.

Po flasim për Mathijs De Ligt, një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror.

Në vitin 2018, qendërmbrojtësi fitoi çmimin “Golden Boy”, që i jepet futbollistit më të mirë të vitit nën moshën 21 vjeç, ndërsa këtë vit ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës, kur kaloi nga Ajax te Juventus.