Golat nuk mjaftojnë, Icardi sërish nuk grumbullohet nga Argjentina

Përditësuar më: 1/11/2019, ora 10:57
icardi argjentina

Golat nuk mjaftojnë, Icardi sërish nuk grumbullohet nga Argjentina

Përditësuar më: 1/11/2019, ora 10:57

7 golat në një muaj dhe paraqitjet e shkëlqyera me fanelën e Paris Saint Germain duket se nuk mjaftojnë për sulmuesin Mauro Icardi.

26-vjeçari është lënë sërish jashtë listës së grumbullimit nga përfaqësuesja e Argjentinës për miqësoret e muajit nëntor ndaj Brazilit dhe Uruguajit.

Trajneri Scaloni ka preferuar dyshen Lautaro Martinez dhe Paolo Dybala më shumë se ish-kapitenin e Interit.

Ndërkohë, rikthehet në përfaqësuesen “Albiceleste” Lionel Messi, i cili ka hedhur pas dënimin 3-mujor, të marrë pasi akuzoi Federatën Amerikano-Jugore për korrupsion në përfundim të Kupës së Amerikës.