Haradinaj akuzon: Thaçi, Rama dhe Vuçiç punuan për ndarjen e Kosovës

Zgjodhi homazhet pranë monumentit të heroit Zahir Pajaziti për të lëshuar akuza ndaj zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideroi gabim të madh idenë e ndarjes së Kosovës, ndërsa zbuloi me emra zyrtarët që kanë punuar në këtë drejtim.

“Ka pasur plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së territoreve dhe kanë bërë gabim të madh. Kanë bërë gabim të madh, qoftë Presidenti Thaçi, qoftë kryeministri Rama. Kanë qenë pjesë e fushatës për ndarje të Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, që tashmë do të jetë në opozitë në Parlamentin e ri, tha se shumë shpejt do të bëhen publike dokumente që vërtetojnë akuzat e tij.

Ndërkohë, disa ditë më përpara, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ngrejë padi kundër Haradinajt për shpifje për shkak të akuzave të shpeshta se mbështeste shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri në largim i Kosovës nuk është shqetësuar nga ky paralajmërim. 

Shkarkoni aplikacionin e A2