Kapja e shqiptarëve, policia greke publikon pamjet e plota të 105 kg kokainë dhe 800 mijë eurove

Policia greke ka publikuar pamjet e operacionit të ditës së enjte, ku u arrestuan 2 shqiptarë dhe 1 kroat, të cilëve iu gjetën 105 kg kokainë dhe 800 mijë euro në apartamentin e tyre.

Fillimisht, ishte ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve ai që publikoi një video të shkurtër, ku dallohej kokaina e fshehur në furrë, ndërsa policia greke ka publikuar videon e plotë ku shikohet droga e fshehur edhe në mobilje.

Më tej, shihen edhe pamjet e drogës së grumbulluar në një pikë, ndërsa në të njëjtin vend janë edhe 800 mijë euro në kartëmonedha, pothuajse të të gjitha prerjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2