Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kashahu: Ndërkombëtarët, pozita pothuajse të njëjta me PD. Modeli francez i anëtarësimit, interesant

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 10:44 | Politikë
Kashahu: Ndërkombëtarët, pozita pothuajse të njëjta me

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dështuar në ambicien e tyre për çeljen e negociatave, në veçanti për qëndrimin skeptik të disa vendeve si Franca, Holanda dhe Danimarka.

Por për Arben Kashahun, sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Demokratike, të fajësosh këto vende është e kotë.

“Franca, Hollanda dhe Danimarka përbejnë kockën e Bashkimit Europian, kanë luajtur një rol deciziv në zgjerimin e BE-së, janë shtete që kujdesen për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet që aspirojnë anëtarësimin”. Për Kashahun, madje, edhe qasja franceze për zgjerimin e ardhshëm të BE-së nuk shkon kundër Shqipërisë, dhe e cilëson si interesante.  

“Franca i ka artikuluar qartë arsyet e refuzimit. Teza e partneritetit të privilegjuar që ka dalë në media nuk është tezë zyrtare e qeverisë franceze, dhe e ka thënë qartë ambasadori francez në Beograd. Franca ka në shënjestër rimodelimin dhe modernizimin e procesit të integrimit. Është një ide interesante që duhet parë me detaje, në thelb është rimodelimi i procesit të zgjerimit në dimensionin që ndihma që i vjen shteteve që aspirojnë integrimin në momentin që bëhen anëtarë përshkallëzohet në mënyrë që të thellohen proceset integruese. Nëse do të jetë paketa në këtë këndvështrim, do të ishte shumë motivuese”, thotë Kashahu.

https://a2news.com/2019/10/20/reagimi-i-pd-bardhi-pershendet-mbeshtetjen-gjermane-te-cdu-csu/

Sipas sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, “harxhohet shumë energji për t’i vënë fajin vendeve të ndryshme. Të gjithë e dinë kush e ka fajin, Shqipërinë nuk e rrezikon Holanda ose Franca, por vetëm një njeri”. Për të, kryeministri Rama vazhdon të mos njohë kushtet e Bundestagut, që cilëson si  “udhërrëfyesin për zgjidhjen e krizës”.   

Ai shton se tashmë “ndërkombëtarët kanë rënë në pozita artikulimi pothuajse të njëjta me Partinë Demokratike”, ku jo vetëm nuk mohohet se ekziston një krizë politike por zgjidhja e saj përbën tashmë një prioritet, siç deklaroi edhe kandidatja për ambasadore të SHBA, Yuri Kim, përballë Senatit në Uashington.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu