Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”, protestë kundër Borchardt në aktivitetin e OSBE

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 09:30 | Aktualitet

Një protestë kundër kryetarit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Bernd Borchardt, është mbajtur gjatë një aktiviteti mbi mediat të zhvilluar pikërisht nga OSBE.

Disa persona me pankarta në duar kërkonin largimin e Borchardt nga vendi ynë.

https://a2news.com/2019/10/14/u-drejtoi-gishtin-e-mesit-protestuesve-ambasadori-i-osbe-kerkon-falje/

“Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”, “Non grata” dhe “Zoti Gishti i Mesit nuk duhet të japë leksione për lirinë e medias” ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Protesta ndodhi gjatë Forumit për Zhvillimin e Medias. Ky eveniment, i organizuar nga përfaqësia e OSBE në vendin tonë, ka për qëllim lehtësimin e dialogut profesional për disa tema të rëndësishme të medias shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë