Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Në tren me 90 mijë eurot e drogës në çantë, arrestohet shqiptari në Itali

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 11:49 | Kronikë
Në tren me 90 mijë eurot e drogës në çantë,

Një shqiptar u arrestua në provincën e Materas, në Rimini të Italisë, pasi mbante 90 mijë euro të pajustifikuar anë çantën e shpinës.

Arrestimi u krye në trenin që shkonte drejt jugut, kur oficerët e policisë vendosën ta identifikonin shqiptarin që sillej çuditshëm gjatë kontrollit të rastësishëm.

Pasi rezultoi se ai ishte person i dyshuar për shpërndarjen e drogës, efektivët e policisë i kontrolluan çantën e shpinës, ku gjetën 88 850 euro kesh, kartëmonesha të prerjeve 50, 100 dhe 200 euro.

Shqiptari u dërgua në stacionin e policisë së Riminit, ku do t’i nënshtrohet një hetimi më të thelluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli