Një thesar i fshehur në fund të botës, gati për t’u zbuluar

Deri para pak vitesh, e vetmja mënyrë për të mbërritur në ishullin e vogël në jug të Oqeanit Atlantik ishte një udhëtim prej pesë ditësh me anije. Jo më kot, ishulli i Shën Helenës ishte zgjedhur si vendi ku u internua Napoloni në vitin 1815. Perandori francez nuk arriti kurrë të largohej i gjallë nga ishulli, por duke filluar nga dhjetori i këtij viti, turistët do ta kenë shumë më të lehtë ta vizitojnë atë.

Duke nisur nga 15 dhjetori 2019, United Airlines do të nisë fluturimet e rregullta ga aeroporti i “Newark” në Nju Jork për në Kejp Taun, e prej aty, mund të fluturosh për në ishull. Vendimi për fluturime në ishull u mor që në vitin 2016, por kur avionët afroheshin nga Afrika e Jugut erërat e forta e bënin thuajse të pamundur zbritjen. Avionët e vegjël e kishin më të lehtë, por distanca e gjatë bënte që udhëtimi të mos kishte kuptim nga ana ekonomike.

Nisja e fluturimeve të rregullta parashikohet të sjellë edhe rritje të madhe të të ardhurave nga turizmi, pasi përveç mjedisit fantastik, Shën Helena është edhe vendi i fundit ku ka jetuar Napoloni, një prej figurave më të njohura të historisë botërore.

Edhe pse ishulli është pjesë e territoreve të Mbretërisë së Bashkuar, vendi ku dikur qëndronte i internuar Napoloni është një pikë mjaft tërheqëse për turistët. i gjithë territori është nën administrimin e Francës, duke e bërë një enklavë franceze brenda territorit britanik. Një thesar i fshehur në fund të botës, gati për t’u zbuluar…

Shkarkoni aplikacionin e A2