Parada për Halloween, bota “pushtohet” nga krijesat e frikshme

Skena nga Ferri në West Hollywood. Mijëra vetë, me kostume e “make up”-e të frikshme, rikrijuan skena drithëruese në bulvardin e Santa Monikës, me rastin e karnavaleve të përvitshme të Halloween.

E konsideruar si një prej paradave më të mëdha të Halloween në botë, ajo grumbullon mijëra qytetarë nga Los Angeles dhe e gjithë bota, me kostume nga më të tmrrshmet dhe mirëpunuarat.

Një burrë i spërkatur me gjak të rremë dhe me një sëpatë në dorë dukej se i kishte buzët e qepura me tel, ndërsa një tjetër kishte pikturuar krahë gjigande që i hapeshin në të gjithë trupin.

Hetimet për “impeachment” kundër Donald trump frymëzuan gjithashtu një grup pjesëmarrësish:“Të gjithë e dinë se nuk e kam bërë, përveç meje. Gjithçka do të kalojë, gjithçka do të shkojë mirë”.

Të tjerë ishin kthyer në “zombie” dhe shtriga, por nuk mungonin as personazhet e përrallave, si Aladini e Jasmine. 

Parada e Nju Jorkut është gjithashtu mes më të famshmeve në mbrëmjen kur kujtohen të vdekurit. Krijesat e kobshme e të çuditshme pushtuan rrugët në një marshim që nisi ngaGreenwich Village, nën masa të rrepta sigurie.

Ndërsa në Londër, tema dominuese e këtij Halloween ishte Brexit. Boris Johnson është ringritur nga varri, për të çuar Britaninë përpara.

Shkarkoni aplikacionin e A2