Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shqipëria i bashkohet Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 15:57 | Aktualitet
Shqipëria i bashkohet Koalicionit të Sigurisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një njoftimi në Facebook i ka uruar mirëseardhjen Shqipërisë si pjesëtari më i ri i Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare.

Sipas Ambasadës së SHBA, “Shqipëria është vendi i 7 që i bashkohet kësaj përpjekje për të siguruar lirinë e lundrimit & rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme”.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1190257614350880768

Shqipëria i bashkohet SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe & Bahreinit.

Shtetet e Bashkuara janë promotorët e kësaj iniciative ushtarake që synon ruajtjen e tregtisë, veçanërisht të naftës, përmes disa zonave me sensibilitet të lartë si Ngushtica e Hormuzit.     

A2 CNN Livestream

Dita jonë