Tërmet në Korçë, shkundet qyteti juglindor

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e të premtes në Shqipëri, rreth orës 6:25.

Tërmeti i magnitudës 4,8, me epiqendër 17 km nga Korça, është ndjerë në të gjithë vendin, sidomos në jug. Thellësia e tërmetit raportohet të jetë 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë për rreth 8 sekonda, por përveç frikës së momentit deri tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale.

Sipas reporteres së A2 në Korçë, Iris Rezhda, tërmeti është ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera më të lehta.

Banorët kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e një tërmeti tjetër të madh.

Ndërkohë, në orën 07:53, një tërmet me magnitudë 3,1 është ndjerë në Dragash të Kosovës.

  • LAJMI I FUNDIT | Një vend dy anëtare në Kushtetuese, Meta: S’ka afat për Presidentin
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Meta: Kemi dy vite pa Kushtetutë
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Është detyra e KED-it të rregullojë listat e vakancave të kandidatëve