Akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt, gjykata lë në burg Eduart Xhezon

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për Eduart Xhezon, i cili akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt në Plazhin e Vjetër në Vlorë në fillim të gushtit të këtij viti.

Masa e sigurisë është zhvilluar në gjykatën e faktit në Vlorë, me gjyqtare Herila Çela. Prokuror ka qene Hyrjet Lamaj.

Xhezo është arrestuar pak ditë më parë në Durrës, ndërsa akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2