Autobusi me më shumë se 80 pasagjerë, shoferi në gjendje të dehur!

Shoferi i një autobusi në Tiranë, me më shumë se 80 pasagjerë, është ndaluar nga policia pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka bërë të ditur se autobusi është ndaluar pasi fillimisht kishte shkelur semaforin, duke u futur me të kuqe, ndërsa pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.

Po ashtu, policia bën të ditur se përgjatë 48 orëve të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Po ashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat:  16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175 km/h, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2