Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fundi sjell gjithmonë surpriza për Tiranën, Skënderbeu nuk e kalon Laçin

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 18:59 | Futboll
Fundi sjell gjithmonë surpriza për Tiranën, Skënderbeu nuk e

Minutat e fundit i kanë marrë fitoren sërish Tiranës në takimin e radhës ndaj Teutës vendase, ashtu siç ndodhi 4 javë më parë dhe ndaj Flamurtarit. Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 19 të takimit me Ngo, falë një rrëmujë të madhe në zonën e vendasve. Kryeqytetasit e kontrolluan mirë lojën dhe i lanë pak hapësira vendasve për të luajtur lojën e tyre.

Teuta kërkoi me çdo kusht të barazonte rezultatin dhe ia arrit qëllimit vetëm në minutën e 92 të takimit, pas një topi të kthyer gabimisht në zonë nga portieri kryeqytetas.  

Në ndeshjen tjetër të Kategorisë Superiore, Skënderbeu humbi me rezultatin 1-4 ndaj Laçit që me kthimin e trajnerit Cungu duket se është i papërmbajtshëm. Me këtë humbje në shtëpi korçarët thellojnë dhe më tej krizën ku kanë marrë 14 pikë në 11 takime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani