Grabitën banesën, policia arreston dy persona, dy të tjerë largohen bashkë me paratë

Një grabitje me armë ka ndodhur në një banesë në fshatin Grykë Nokë në Dibër, ku 4 persona kanë nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parashë.

Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informacionit ka shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat. Shërbimet e Komisariatit  të Policisë Dibër në bashkëpunim dhe me agjentët e Hetimit të Krimit në DVP, kanë rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijuar ndjekjen dhe krehjen e zonës  për të bërë të mundur kapjen e tyre. Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën  rrethim  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve: M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës, kanë mundur të largohen duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim  dhe vijon puna për kapjen  e tyre. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H,  shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip ‘Opel’.

Shkarkoni aplikacionin e A2