Humbja e tretë për Barcelonën, goli jubilar i Messit nuk shërben

Barcelona ka humbur me rezultatin 3-1 ndeshjen në transfertë ndaj Levantes, duke i dhënë një tjetër mundësi rivalëve të Real Madrid të marrin kreun e klasifikimit të La Ligas.

U duk si një ndeshje e lehtë ajo e sotmja për “blaugranat”, por ndodhi e kundërta. Messi kaloi të tijët në avantazh në pjesën e parë të takimit dhe dha idenë se pjesa e mbetur e ndeshjes do të ishte thjesht histori. Argjentinasi shënoi nga pika e penalltisë golin e tij të 500 me këmbën e majtë që nuk rezultoi të ishte fatsjellës për ekipin.

Levante u rikthye furishëm në të dytë dhe në minutën e 61 barazoi takimin me Campana. 2 minuta më vonë një gabim i Ter Stegen dhe mbrojtësit katalanas solli dhe avantazhin e vendasve. Rezultati përfundimtar i takimi u vulos nga Radoja në minutën e 68. Kjo e sotmja ishte humbja e tretë për Barcelonën në këtë kampionat.

Shkarkoni aplikacionin e A2