Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Imazhet e ndërtesave të braktisura të “Luftës së Ftohtë”, mes tyre dhe një foto nga Shqipëria

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 21:32 | Bota

Pas humbjes së luftës nga Gjermania naziste në 1945, një përballje e re lindi mes Aleatëve të NATO-s të udhëhequr nga SHBA dhe Bllokut Lindor që drejtohej nga Bashkimi Sovjetik.

Për katër dekadat e ardhshme, të dyja palët u përgatitën për një konflikt të armatosur që fatmirësisht nuk ndodhi kurrë. E ashtuquajtura “Lufta e Ftohtë” mori fund pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, por dekada më vonë gjurmët e makinave të fuqishme të luftës mbeten në të gjithë botën.

Libri i publikuar së fundmi nga Robert Grenville, i titulluar “Vendet e Braktisura të Luftës së Ftohtë” , zbulon shumë prej këtyre relikteve përmes 170 fotografive mbresëlënëse, që përfshijnë nga një varrezë e jashtëzakonshme e aeroplanësh që strehon më shumë se 4,000 avionë në shkretëtirën e Arizonës, deri tek rrënojat e nëndetëseve të bllokuara në akull në Vladivostock.  Mes fotove është dhe një nga bunkerët e ngritur gjatë periudhës së diktaturës nga udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha.

'Kur Muri i Berlinit u rrëzua në 1989 dhe Bashkimi Sovjetik u “shemb” dy vjet më vonë, Lufta e Ftohtë mori fund, por ajo ka lënë gjurmët e saj në mbarë globin', shkruan autori i librit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë