Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Japonia nuk ka qetësi, riaktivizohet vullkani në Sarsumaio

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 18:42 | Bota
Japonia nuk ka qetësi, riaktivizohet vullkani në Sarsumaio

Agjencia Meteorologjike e Japonisë bën me dije se një vullkan u riaktivizua të shtunën në ishullin juglindor të Sarsumaio duke shkaktuar panik tek banorët e pakët të zonës. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme.

Autoritetet iu kërkuan banorëve të qëndrojnë larg zonës së rrezikuar nga vullkani, duke nxjerrë dhe një alarm të nivelit të dytë nga 5 që është maksimali.

Një re e madhe tymi dhe hiri vullkanik përfshiu ishullin dhe pjesë të ngurta fluturuan në një rreze prej 1 km për disa minuta. Agjencia njofton se vullkani në Sarsumaio ishte aktivizuar për herë të fundit në vitin 2013.

A2 CNN Livestream

Dita jonë