Lukaku merr Interin për dore në transfertën e Bolonjës

Dy gola të belgut Lukaku i dhanë fitoren ekipit të Interit në transfertën e vështirë ndaj Bolonjës. Një fitore e merituar për ekipin nga Milano që ende vijon te ecë me hap kampioni në këtë kampionat të Serie A që sa vjen e bëhet më i bukur. Vendasit treguan edhe njëherë se janë një kockë e fortë, por kësaj radhe u përballën me ekipin e strategut Conte.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me një ritëm shumë të ulët, ku të dyja ekipet më shumë studiuan njëra-tjetrën. Në pjesën e dytë vendasit kaluan në avantazh me Sorianon duke bërë që zemrat e miliona interistëve të dridheshin. Por Interi ka hyrë me një mentalitet tjetër në këtë sezon dhe ai është “Të mos dorëzohet”.

Në minutën e 75 të takimit Lukaku i besoi deri në fund një rrëmuje në zonë duke e ndjekur topin deri pranë vijës fatale nga ku e ktheu në rrjetë. Ky gol i riktheu besimin ekipit zikaltër që u hodh i gjithi në sulm dhe në minutën e parë shtesë fitoi një 11 metërsh, i cili u kthye në gol nga i përhershmi Lukaku. Belgu ka rigjetur formën e munguar në këtë sezon dhe merita për gjithë këtë duket se i shkon trajnerit Conte.

  • LAJMI I FUNDIT | Një vend dy anëtare në Kushtetuese, Meta: S’ka afat për Presidentin
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Meta: Kemi dy vite pa Kushtetutë
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Është detyra e KED-it të rregullojë listat e vakancave të kandidatëve