Makina përplas kalimtarin në Shkodër-Velipojë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të fshatit Dajç.

Një makinë ka përplasur një person që po kalonte rrugën duke e lënë atë me plagë të rënda. I plagosur është 32 vjeçari Emilian Toma, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në sallën e reanimacionit.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u shoqërua në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2