Ndërhyrje në procesin zgjedhor, arrestohen 4 persona në Kosovë

Katër persona janë vënë në pranga nga policia në Kosovë, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, në fshatin Runik të Skenderajt.

“I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e zyrës së Prokurorit të Shtetit në Kosovë.

Procesi në Kosovë u vlerësua, por është shoqëruar edhe me disa parregullsi gjatë fazës së numërimit të votave, atyre me vonesë nga diaspora si dhe pjesa e administrimit teknik gjatë ditës së zgjedhjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2