Ndodh në Napoli!! Priten me këngë e fishekzjarre dy kamorristët e liruar nga burgu

Një festë e madhe me këngëtarë të muzikës tradiizionale dhe fishekzjarre është mbajtur në Pozzuoli të Napolit pas lirimit nga burgu të dy anëtarëve të klaneve mafioze të  Longobardi dhe Beneduce.

Kthimi në shtëpi i dy kriminelëve u prit nga familjarët dhe miqtë e tyre me një koncert të vërtetë, pavarësisht ndalimit nga kryebashkiaku i Pozzuolit. Dy të sapoliruarit, Giovanni Illiano e Silvio De Luca përfunduan një dënim 10 vjeçar në burg për zhvatje dhe trafik droge.

Për të nisur festën në nder të tyre në fillim u hodhën qindra fishekzjarre, më pas këngëtarë të njohur napoletanë kënduan këngët e tyre më të mira në nder të dy kamorristëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2