Nuk ndalen tërmetet në zonën e Korçës – A2

Nuk ndalen tërmetet në zonën e Korçës

Nuk kanë të ndaluar lëkundjet sizmike në zonën e Korçës pas tërmetit me magnitudë 4.7 Rihter të një dite më parë, në orët e para të mëngjesit, që zgjoi në panik të gjithë banorët.

Dy lëkundje të tjera janë ndjerë pasditen e së shtunës me magnitudë 2.6 dhe 2.7 Rihter rreth 17 km në jug të qytetit të Korçës. Nga ekspertët, kjo dukuri, shpjegohet si paslëkundje, dhe vijnë pas tërmetit më të madh që u regjistrua mëngjesin e së premtes.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk raportohen dëme apo të lënduar, por thjesht panik tek banorët.

Shkarkoni aplikacionin e A2