Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Palmer në Prishtinë: Pa dialog s’ka integrim, nuk imponojmë ujdinë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 11:01 | Kosova
Palmer në Prishtinë: Pa dialog s’ka integrim, nuk imponojmë

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer u takua me zyrtarët dhe politikanët e Prishtinës. Fokusi i bisedave ishte situata në vend dhe dialogu me Serbinë.

Palmer garantoi mbështetjen e Amerikës për qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe tha se Albin Kurti si kryeministër do të jetë një partner i mirë. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Prishtinë, ai bëri me dije se Shtetet e Bashkuara nuk do ta imponojnë një marrëveshje pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer theksoi ndër të tjera se procesi i integrimit të dy vendeve lidhet ngushtë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli