Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Për të parë Francën duhet të shohësh edhe Andorrën

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2019, 10:38 | Futboll

Nga 2000 lekë, deri në 7000 lekë për person. Këto janë çmimet e shpalosura në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, të cilat tifozët do të detyrohen t’i paguajnë për të ndjekur dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Andorrës dhe Francës.

Shpenzimi është i pashmangshëm, pasi shitja e biletave bëhet me detyrim. Me fjalë të tjera, nëse dikush do të jetë i pranishëm në “Arenën Kombëtare” për takimin me Francën, ai duhet të paguajë edhe biletën për takimin në Elbasan ndaj Andorrës. Biletat më të lira janë ato pas portave, 1500 lekë ndaj Francës dhe 500 ndaj Andorrës, për një total prej 2000 lekësh.

Biletat 2000-lekëshe ndaj Francës kombinohen detyrimisht me bileta 1000 lekëshe ndaj Andorrës, ndërsa biletat 3,000 dhe 4,000 lekëshe për të parë sfidën me kampionët e botës shoqërohen me bileta 1500 lekëshe në Elbasan Arena. Kosto më e shtrenjtë është ajo e vendeve më të mira në Arenën Kombëtare, ku biletat në tribunën karshi, me kosto 5000 lekë të rinj shiten vetëm të kombinuara me bileta në vlerën 2000 lekë për sfidën me Andorrën.

Synimi fillestar i këtij projekti ishte që Shqipëria të kishte mbështetje maksimale në të dy ndeshjet dhe jo vetëm ndaj Francës. Por në fakt, tifozët që dëshirojnë të ndjekin Shqipërinë, janë përballur me çmime realisht të kripura.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani