Planifikuan sulm terrorist në Itali, në kërkim dy shqiptarë

Autoritetet italiane ngrenë alarmin për një sulm të mundshëm terrorist të ngjashëm me atë 13 nëntorit të vitit 2015-të, në teatrin e Batklanit në Paris, ku 90 vetë u vranë nga militantë të ISIS.

Dy shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim nga forcat e rendit, të identifikuar si Bardhyl Hoxha dhe Bujar Hysa.

Në një njoftim, efektivëve dhe ushtarëve u kërkohet të tregojnë kujdesin maksimal e të zbatojnë çdo masë sigurie e mbrojtëse gjatë kontrolleve të personave të dyshuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2